Ramën dhe Kurtin nuk i bashkon as kombëtarja kuqezi – Telegrafi

0
73

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Kosovës, Albin Kurti nuk janë bashkuar as në ndeshjen e sotme në Tiranë, Shqipëri-Çeki, që luhet për eleminatorët e Euro2024.

Në disa foto që janë publikuar në rrjetet sociale, shihen Rama dhe Kurti të cilët po e shijojnë fitoren e kombëtares së Shqipërisë të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin Air Albania.

Rama ndodhet në tribunë me Presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë që Kurti ndodhet një kat më lartë nën shoqërinë e zv.kryeministres Belinda Balluku.