Pamje të pazakonta/ Gaza e mbuluar nga tymi, luftimet pak metra larg gazetarëve

0
60

Top Channel ka siguruar pamje nga Gaza, ndërsa ndodhen afër zonës ku po kryen luftime.

Raketat e hedhura duken në video, ndërsa dëgjohen edhe shpërthime të forta.

“Pas nesh duket zona e Gazës që duket në tym], aty ka pasur luftime para pak minutash, forcat e ushtrisë kanë kërkuar të largohemi nga zona kufitare”, tha Bibe.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.


Top Channel