I dënuar me 12 vite burg nga drejtësia britanike për trafik kokaine, SPAK konfiskon pasuritë e Lulzim Zefit

0
49

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të subjektit Lulzim Zefi, i dënuar në Angli me 12 vite burg për trafik kokaine.

Kështu, u vendos konfiskimi i:

  1. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
  2. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  3. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  4. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  5. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  6. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  7. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  8. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  9. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  10. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  11. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  12. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  13. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  14. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
  15. Pasurisë së llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
  16. Pasurisë së llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
  17. Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;

Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burg nga drejtësia britanike për trafik kokaine, si kreu i një grupi të organizuar kriminal që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore. Së bashku me Zefin u dënuan edhe 7 shtetas shqiptarë, pjesë e grupit kriminal.

I gjithë grupi u vu nën survejim për dy muaj nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundra Krimit të Organizuar NCA. Katër prej korrierëvë të Zefit u kapën më 27 Prill 2017 tek sap o dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Kokaina iu kap Admir Simeqit, Gjergji Markut, Admir Bicit dhe Ramadan Docit. Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave.

Pak pas arrestimi të katër korrierëve do të prangosej edhe lideri këtij grupi kriminal Lulzim Zefi së bashku me Valon Bajgora dhe Valentin Malocaj, në një restorant në lagjen West Hampsted. Kamel Safieddine pjesë e grupit do të arrestohej pasi Zefi dhe Bajgora i dorëzuan 153.000 stërlina. Këtij grupi iu sekuestruan edhe 110.000 stërlina gjatë një kontrolli banese.

Ky grup kriminal mori këto dënime:

Lulëzim Zefi 12 vite burg

Valentin Malocaj 8 vite burg

Valon Bajgora 8 vite burg

Gjergji Marku 6 vite burg

Ramadan Doci 6 vite burg

Admir Simeqi 6 vite burg

Admir Bici  2 vite e 8 muaj burg

Kamel Safieddine 2 vite e 8 muaj burg


Top Channel