SHPËRNDAJE

Shok

Sa duket, nominimi i një filmi shqiptar aq më tepër nga tematika e luftës në Kosovë nuk i ka pëlqyer aspak mediave serbe, të cilat kanë nisur revanshin propagandistik anti-shqiptar.

“Propaganda shqiptare në Hollywood: Filmi i luftës nga Kosova nominohet për Oscar”, është titulli i “Kurir”.

“Kurir” tregon se filmi i merr fillesat nga lufta e zhvilluar në Kosovë dhe se është nominuar për çmimin “filmi më i mirë aksion i metrazhit të shkurtër”.

Media në fjalë shton më tej se filmi u xhirua në Mitrovicë dhe se bazohet në ngjarje të vërtetë.

Sipas “Kurir”, regjisori është britanik dhe se ky është i pari film që merr nominim për Oscar, ceremonia e të cilit zhvillohet më 28 shkurt.