SHPËRNDAJE

Shok

Filmi ‘Shok’ tashmë prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes për shkak të suksesit që arriti duke u nominuar nga akademia amerikane e filmit për fitimin e Oscarit.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Craig Delawie nuk ka ndenjur indiferent ndaj këtij filmi, dhe ndaj ekipit realizues e të aktorëve protagonistë.

Vet aktori Astrit Kabashi, ka lajmëruar përmes llogarisë së Instagramit duke falënderuar ambasadorin amerikan për mikpritjen.

“Faleminderit zotëri ambasador”, ka shkruar në Instgram, Kabashi ka postuar dhe një foto teksa shihet përkrah aktorëve në bashkëbisedim me ambasadorin amerikan.

“Shok” është filmi që për herë të parë në historinë e kinematografisë kosovare është nominuar për Oscar