BBC ka kërkuar publikisht falje për mënyrën se si mbuloi protestat pro-palestineze – Telegrafi

0
39

Prezantuesja e programit informativ të BBC-së, ka kërkuar publikisht falje për mënyrën e raportimit të protestave pro-palestineze në rrugët e Londrës gjatë vikendit të kaluar.

Në fakt, mijëra njerëz protestuan në rrugët e Londrës gjatë vikendit, në shenjë solidaritet me Palestinën dhe popullin palestinez, transmeton Telegrafi.

Një prej kërkesave të tyre në këtë shëtitje në rrugët e kryeqytetit britanik ishte që të Izraeli të ndalë pushtimin e Palestinës.

Gjatë raportimi për protestat që mbështesnin popullin palestinez, prezantuesja e BBC-së turmën në rrugët e Londrës që ishin mbledhur për të shprehur solidaritetin me Palestinën, e ka raportuar se kinse ata po i ofrojnë mbështetje organizatës militante të Hamasit.

E pas këtij raportimi, BBC është kritikua ashpër e madje në rrjetet sociale u “vërshuan” nga komente të shumta.

Megjithatë në programin e sotëm, prezantuesja e BBC News publikisht ka kërkuar falje. Në fjalimin e saj, ajo tha se në një raportim të mëhershëm është bërë raportimi në mënyrë të gabuar.

“Jo saktë, mijëra njerëz i kemi etiketuar si simpatizantë të terroristëve”, tha prezantuesja.

Edhe në ueb-faqen e BBC është publikuar kumtesa, ku ndër tjera thuhet: “BBC News ka raportuar për krimet që i ka kryer Hamasi por edhe të vdekur në Gaza. E kemi bërë të qartë vlerën e civilëve që jetojnë në Izrael dhe Gazë dhe natyrën e asaj çfarë ka ndodhur”. /Telegrafi/