Pamje ekskluzive nga premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër

0
38

Shkodranët i kanë rezervuar një pritje madhështore premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”, filmit të prodhuar nga TopMedia.

Kinema “Milenium” ishte shumë e vogël dhe artdashësit shkodranë pritën në rrugë aktorët dhe protagonistin kryesor Luiz Ejllin.

Për të ndjekur filmin, ishin të pranishme edhe figura të qytetit mes tyre edhe “Mjeshtrit e Mëdhenj”, Zyliha Miloti, Besnik Cinari dhe Frederik Ndoci. Ky i fundit së bashku me Luizin kënduan së bashku për publikun shkodran.

Më 16 Tetor filmi pati premierën në Shkodër dhe në datë 18 “Në kuadër të dashurisë” ‘udhëton’ edhe në Kosovë. Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, nga data 18 Tetor do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana.

Ndërkohë, më poshtë mund të shihni disa pamje nga premiera e mbajtur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.