SHPËRNDAJE

GaniVeseli-01

Thyhet akulli i bashkëpunimit: Aktorët Preshevarë pjesë e serialit “192” i cili tashmë po transmetohet cdo të diele nga ora 20:00 në Radio Televizionin e Kosovës

Falë një bashkëpunimi vëllazerore i cili ka munguar me vite, tani më aktoret nga Lugina e Preshevës si Gani Veseli dhe Gjelbrim Emini po deshmojnë talentin e tyre artistik nëpërmjet serialit “192” i cili po realizohet në Shtetin e Kosovës në regji te Krenar Belegut si dhe producent dhe njekosisht aktorë i serialit Shkumbin Sopjani.

GaniVeseli-02

“Eshtë fjala për një serial të zhanrit aksion ku regjisori nëpërmjet këtij seriali ka pasqyruar një aktualitet rreth krimeve, kontrabandimeve, arrestimeve etj ka thënë për presheva.com, aktori Gani Veseli, e qe me këte rast ka edhe rolin e fajdexhiut, rol ky edhe kryesor, ndërsa Gjelbrim Emini kishte njerin ndër rolet e sigurimit, kurse një ndër rolet tjera të këtij seriali është edhe aktori i mirenjohur Kosovar Enver Petrovci.

GaniVeseli-03

Aktorët Preshevarë u shprehen se një bashkëpunim i ngjashëm ka munguar me vite duke dite rrethanat pasi që në Presheve është pothuajse e pa mundur të realizohet një projekt i ngjashëm andaj nuk na mbetet tjetër perpos të presim përkrahje ne si aktorë që të përfshihemi në projektet të cilat realizohen në dy shtetet tona Kosovë dhe Shqipëri. /presheva.com/