Bastet sportive/ Arrestohet 54-vjeçari në Kavajë, nën hetim një tjetër në Rrogozhinë

0
34

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë në pranga, pasi janë kapur duke vënë baste sportive.

Në Kavajë, është arrestuar në flagrancë 54-vjeçari Arben Selimi. Sipas policisë, ai po vendoste baste sportive në celular, në një lokal që nuk është i regjistruar në organet kompetente. Pronari i lokalit u vu nën hetim.

Edhe në Rrogozhinë, është kapur një 30-vjeçar që po vendoste baste të jashtëligjshme përmes telefonit.

Celularët e të ndaluarve janë sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që vazhdon hetimi ndaj tyre.


Top Channel