Egzon Bejtullai zgjedh Kosovën, arrin akord me Gjilanin – Telegrafi

0
39

Futbollisti nga Tetova, Egzon Bejtullai karrierën e tij do ta vazhdoj në Superligën e Kosovës.

Sipas burimeve jo zyrtare, 29-vjeçari ka arritur akord me drejtuesit e skuadrës së Gjilanit, me të cilët pritet të firmos kontratë deri në fund të sezonit, me opsion largimi në janar të 2024 nëse futbollisti do të ketë ofertë më të favorshme.

Kjo do të jetë hera e parë që Bejtullai do të luajë në Kosovë, pas 10 sezoneve me Shkëndijën e Tetovës ku fitoi tituj, luajti në Evropë dhe ishte kapiten i skuadrës kuqezi, ndërsa kishte edhe një aventurë me Helsinborg në Suedi.

Kujtojmë se Bejtullait, kontrata me Shkëndijën i skadoi në muajin qershor dhe të njëjtën nuk e rinovoi duke mbetur lojtar i lirë nga ajo kohë. /Telegrafi/