Shqipëria fiton me rezultat komod ndaj Bullgarisë, Ernest Muçi realizoi gol ‘bombë’ – Telegrafi

0
83

Shqipëria e ka fituar përballjen miqësore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0.

Tanët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e shtatë me anë të Jair Asanit.

Myrto Uzuni pati një rast të mirë shënimi, por që u falua jashtë zonë nga Antov i Bullgarisë.

Bullgarët ia dolën të krijonin një rast pas 22 minutash lojë, ndërsa Thomas Strakosha ishte i vëmendshëm.

Momenti më vendimtar i pjesës së parë ishte ai në minutën e 41-të, kur pas një pasimi në zonë nga Uzuni, Qazim Laçi përfitoi dhe shënoi për 1-0.

Laçi pati paraqitje brilante edhe në 45 minutat e dytë, duke pasur disa goditje të bllokuar.

Edhe Asani kishte një angazhim të madh, por që në këtë takim nuk arriti ta fuste emrin në listën e golashënuesve.

Për ta mbyllur këtë miqësore në rrugën më të mirë të mundshme u përkujdes Ernest Muçi që realizoi një euro gol nga distanca në minutën e 81-të.

Vlen të ceket se Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në nëntor, atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa u duhet vetëm një pikë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2024 në Gjermani. /Telegrafi/