Real Madridi ka vendosur ta bëjë të përhershme lëvizjen e Joselut – Telegrafi

0
58

Real Madridi është gati të nënshkruajë në formë të përhershme të huazuarin nga Espanyoli, Joselu.

Kjo është sipas ekspertit kryesor të OK Diario, Eduardo Inda, në një intervistë për El Chiringuito.

“Real Madrid ka vendosur të ushtrojë opsionin për të blerë Joselun, i cili është i huazuar nga Espanyol”, konfirmoi Inda.

“Janë pak para, janë 1.5 milionë euro. Ai është një lojtar që po jep performancën e duhur dhe Madridi do të ushtrojë opsionin e blerjes”.

Joselu ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje, me Realin që ka paguar 500,000 euro për tarifën e tij të huazimit. /Telegrafi/