Biden arrin në Izrael, përqafime të ngrohta me Benjamin Netanyahu

0
58

Air Force One, avioni me presidentin amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Tel-Aviv për të nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm me aksione të larta në Izrael, mes protestave pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza.

Mbërritja e presidentit të Amerikës në Izrael është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Biden është pritur nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka pasur një përqafim të ngrohtë. Më pas Biden hipi në një autokolonë të blinduar për të vazhduar takimet në Izrael.

Presidenti amerikan Joe Biden udhëtoi si zakonisht drejt Izraelit, pavarësisht anulimit të takimit katërpalësh me liderët e Egjiptit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pas tragjedisë vdekjeprurëse në një spital palestinez. Në fakt, përpara se të hipte në Air Force One, Joe Biden tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga bombardimi në Spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës.

Sa për atë se kush është përgjegjës për këtë sulm ku u vranë rreth 500 njerëz, pala palestineze akuzon Izraelin për një “krim lufte”. Izraeli gjithashtu fajëson palestinezët, konkretisht organizatën “Xhihadi Palestinez”, e cila konsiderohet si vazhdimësi e Hamasit.


Top Channel