Vajzat po braktisin shkollën? INSTAT: Braktisja u përkeqësua pas pandemisë

0
52

Vajzat gjithmonë e më pak po ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Sipas INSTAT, braktisja e shkollës pas pandemisë është përkeqësuar në vendin tonë. Gjatë vitit 2022 gati 10% e vajzave në moshë shkollore braktisën arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar.

Tregues ky që ka shënuar rritje nga vitit 2014 kur ishte vetën 2%. Sipas institutit të statistikave, niveli i pjesëmarrjes për këtë kategori arsimi; për djemtë është 96.9% kurse për vajzat 90.4%.

Kjo statistike tregon se në vitin 2022 nga 100 vajza kanë moshën dhe detyrimin për të ndjekur arsimin 9-vjeçar, shkojnë në shkollë vetëm 90. Ndërsa në raportin universitar pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7 %. Kurse sa i takon djemve vetëm 51.5% e tyre i vazhdojnë studimet e larta.

Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon nivele të ndryshme arsimimi. Braktisja e shkollës nga ana e vajzave, sipas organizatave të ndryshme, lidhet kryesisht me varfërinë, por dhe me migrimet e popullatës.

Braktisja e shkollës është më e madhe kryesisht tek fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët i shmangen arsimimit pasi prindërit e tyre lëvizin nga një qendër banimi në tjetrën. Por një tjetër shkak është dhe fenomeni i gjakmarrjes.


Top Channel