ILD me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

0
53

Prej sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ).

Rrjeti përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Evropian. Për 2 vjet ILD ka qenë në statusin e vëzhguesit, ndërsa tani ai është anëtar me të drejta të plota.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Evropian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota.  Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 Dhjetor dhe mirëpritet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

RESIJ synon identifikimin e çështjeve dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian; rritjen e rolit të shërbimeve kombëtare të inspektimit në cilësinë, efektivitetin dhe nivelin Evropian të Drejtësisë; sikurse edhe vlerësimin e instrumenteve evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale; bashkëpunimin për financime nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ; hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve.

 


Top Channel