Vritet një tjetër militant i Hamasit! Sulmet vijojnë ende në Rripin e Gazës

0
58

“Një tjetër militant i Hamasit është vrarë nga forcat e ushtrisë së Izraelit”, kështu njoftuan autoritetet e Gazës, teksa shtuan se viktima është, gjenerali Jihad Muheisen, i cili mbante pozicionin e komandantit të Forcave Kombëtare të Sigurisë.

Ai humbi jetën si pasojë e sulmeve të Izreaelit në shtëpinë e tij, njëkohësisht viktima mbetën edhe disa familjarë. Ministri i Mbrojtjes premtoi se do ta çojë Izraelin drejt fitores në betejën e ashpër’ kundër Hamasit.

“Beteja do të jetë e ashpër. Ne do të jemi të saktë, të mprehtë, fatal, por do të ketë çmime. Do të paguajmë çmimet dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin“, tha Yoav Gallant-Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Izraeli ka vijuar ofensivën e saj, duke bombarduar zona të ndryshme në Rripin e Gazës, njëkohësisht as militantët e Hamasit nuk kanë qëndruar të heshtur duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Tashmë bombardimet janë fokusuar në Rafah, aty ku prej ditësh ka pasur breshëri të vazhdueshme me raketa, situatë që po rëndon bilancin e viktimave. Deri më tani numri i viktimave është më shumë se 3700, ndërsa spitalet janë mbushur plot me të lënduar.

Ndërkohë zyra e Hamas Media publikoi një video propagandistike që supozohet se tregon personat e armatosur të saj duke nisur një sulm vdekjeprurës ajror, tokësor dhe detar mbi Izraelin mëngjesin e 7 tetorit, atëherë kur nisën sulmet.


Top Channel