Atletico Madridi e ka vetëm një opsion për të ardhmen e Joao Felix – Telegrafi

0
77

Atletico Madridi e ka nën pronësi yllin portugez, Joao Felix, por pritet ta bëjë të përhershme shitjen e tij te Barcelona në vitin e ardhshëm pas huazimit këtë sezon.

Mes zhurmës së ‘Çështjes Negreira’, Barça vazhdon të shikojë me vëmendje të madhe të ardhmen sportive.

Joao Felix ka zbritur me ‘këmbën e djathtë’ në Barcelona, dhe me tre gola tashmë nën rripin e tij, portugezi ka emocionuar Blaugranët me mundësinë për të rikuperuar vetëvlerësimin e tij në Spotify Camp Nou.

Jemi vetëm në muajin tetor, por gazeta Marca vazhdon të informoj hap pas hapi për të ardhmen e lojtarit portugez.

Sipas gazetës, Atletico vazhdon me idenë që përfundimisht të ‘heqë qafe’ Felixin verën e ardhshme. Por, për momentin, pak më shumë se dy muaj deri në afatin e janarit, askush nuk ka bërë një lëvizje.

Kërkesat e drejtuesve të Atleticos kanë rënë tashmë paksa, por thuhet se nuk do të kërkojnë më pak se 70 milionë në verë për Felix. /Telegrafi/