QMK: Ditën dhe natën e fundit ka pasur zjarre në rajonin e Shkupit dhe komunën e Radovishit – Telegrafi

0
66

Gjatë ditës së djeshme, sipas raportimeve në Departamentin për Operacione dhe Koordinim në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), gjatë ditës dhe natës së fundit deri në mëngjesin e sotëm në vend janë regjistruar dy zjarre të hapura: një në rajonin e Shkupit dhe një në komunën e Radovishit ku zjarrfikësit kanë shuar bimësinë e ulët të djegur në hyrjen e fshatit Pokrajçevë në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.

QKM apelon që të shmanget ndezja e zjarrit në ambiente të hapura, për faktin se bimësia është ende shumë e thatë, reshjet ishin të pakta dhe temperaturat gjatë ditës janë në rritje.

Njëkohësisht kërkohet që rastet emergjente të raportohen sa më shpejt me informacion të shkurtër dhe të saktë në 112 në QMK, në interes të sigurisë së qytetarëve, si dhe të të mirave materiale e natyrore në vend, shtuan nga QMK./Telegerafi/