Publikohet sonte videoklipi i kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, “Pa Ty” nga Luiz Ejlli!

0
65

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Çdo veprim i këngëtarit të njohur komentohet shpejt si dhe bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

Pak ditë para premierës së filmit Luizi ka publikuar këngën e tij të re që është kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”. Kjo këngë mban titullin “Pa ty” është pëlqyer shumë nga publiku.

Ditën e sotme duket se Luizi ka një surprizë për të gjithë, pasi tashmë kënga “Pa ty” do të publikohet me videoklip, sonte në orën 19:00.


Top Channel