Kaso: Berisha është thjesht i dyshuar, SPAK në 3 vite hetime nuk ka ngritur një akuzë të vetme

0
53

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore të PD, i ftuar në Top Story tha se SPAK nuk e ka akuzuar Sali Berishën për një vepër penale konkrete, por ka thjesht dyshime ndaj ish-kryeministrit.

“Është krijuar perceptimi sikur Berisha është akuzuar nga SPAK-u, por nuk ka asnjë akuzë, ka vetëm dyshime. Është i dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Dyshon prokurori, është duke kryer prej tre vjetësh një hetim. Akuzë quhet kur e formalizon akuzën dhe ia komunikon. Prokurorët e SPAK-ut mund të arkivosin dosjen dhe e gjitha mund të jetë një shaka e madhe. Unë të them teorikisht, sot asnjëri nga ata persona si Malltezi, si Berisha, si ndërtuesi nuk janë të akuzuar zyrtarisht.

SPAK thotë ‘vendimi i gjykatës’, nuk thotë ‘i pandehuri’ por thotë ‘të dyshuar për këtë vepër penale’. Është një diferencë e madhe. Ky hetim është i regjistruar në 2020, dhe në momentin që skadojnë ende nuk kemi të formalizuar nga SPAK-u një akuzë të vetme.

Të kërkosh mbrojtjen e dispozitës kushtetuese, nuk është hile është thelbi i së drejtës. Ndaj një pjesë së idesë së Currit, prokurorët nuk është se nuk e njohin Kushtetutën, por gjeni një gjë që të vini një hall Sali Berishën. Pavarësisht se sot flasim për Bershën, ky SPAK nuk ka arritur që në 3 vjet hetime nuk ka ngritur një akuzë të vetme”, tha Kaso.


Top Channel