LVV: 24 shtatori është data kur përfundimisht u zhveshën pretendimet e Serbisë mbi Kosovën – Telegrafi

0
42

Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmbledhëse.

Nga partia në pushtet kanë thënë se 24 shtatori është data kur përfundimisht janë zhveshur pretendimet e Serbisë mbi Republikën e Kosovës.

“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste… Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në videon e LVV-së.

Tutje thuhet se tash është koha për sanksione ndaj Serbisë dhe më shumë siguri për Kosovën.

“Duhet pikëprerje e qartë në raport me aktin e 24 shtatorit. Republika e Kosovës angazhohet për paqe, siguri, bashkëpunim për zhvillim me të gjithë qytetarët, e sidomos të komunitetit serb”.