Tetë ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Kampionëve – vëmendja në Paris – Telegrafi

0
61

Sot (e mërkurë) janë në orar tetë ndeshje për t’u zhvilluar në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.

Pas ndeshjeve të së martës, tani radha është për ndeshjet e sotme, ku na presin shumë përballje interesante.

Padyshim se e gjithë vëmendja është në Paris, ku Paris Saint-Germain pret Milanin nga ora 21:00 në ndeshjen e vlefshëm për Grupin F.

Fituesi i edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve, Manchester City luan në udhëtim te Young Boys, ndërsa Barcelona e pret Shakhtar Donetskun.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Newcastle United dhe Borussia Dortmund dhe Celtic-Atletico Madrid.

Ekipi i shqiptarit Arbnor Muja, Antwerp luan si vendas ndaj Portos, ndërsa dy ndeshjet tjera janë ato mes Feyenoord-Lazio dhe RB Leipzig-Crvena Zvezda. /Telegrafi/