“Mos nxirr emra”, gazetarja që publikoi lajmin e abuzimit të 26-vjeçares: Jam kërcënuar

0
50

Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila bëri publik lajmin e abuzimit seksual të një 26-vjeçareje në Vlorë ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, ajo thotë se është kërcënuar.

Afrovita Hysaj: Unë jam në punë duke u interesuar për çështjen e vajzës 26 vjeçare, jemi afër ambienteve të spitalit, ku vajza ka mbërritur sot për të kryer ekszpertizën pas pesë ditësh që ka ndodhur ngjarja. Edhe pse sipas shpjegimit të bluzave të bardha brenda 72 orësh mund të dalin rezultatet se çfarë mund të ketë ndodhur. Sipas bluzave të bardha dhe sipas policisë, kjo nuk ka qenë kërkesë e prokurorisë, ndërkohë duket se po hidhet topi nga njëri krah në tjetrin. Pas pesë ditësh nuk ka vlerë fare ekspertiza për atë që dyshohet që i ka ndodhur vajzës. Pas pesë ditësh nuk ka hiç vlerë dhe nuk pritet që të gjendet diçka as gjurmë nga ajo që kemi dyshuar se është përdhunuar.
Familjarët e vajzës janë kërcënuar dhe e kanë pranuar këtë fakt, nuk mund t’i publikojmë apo intervistojmë deri në një moment që ata të pranojnë, por para pak momentesh isha duke konsumuar kafe me familjarët e vajzës.

Ata janë kërcënuar nga familjarë të personave që gjenden në paraburgim. Kam shkruajtur që nuk janë tre persona, por katër, më vonë edhe policia e ka konfirmuar këtë gjë. Personi i katërt nuk ka shkuar në një dhomë me vajzën, por ka qenë prezent ndërkohë që vajza është nxitur të përdorë lëndë narkotike. Kjo çështje, përfshirja e një personi të katërt, ka sjellë reagime telefonata, mesazhe jo vetëm ndaj meje. Nuk doja që kjo çështje të merrte kaq shumë pompozitet, për shkak se nuk jam vetëm unë por edhe kolegë të mi që kanë marrë telefonata. Por ajo çfarë ka ndodhur në rastin tim, ka ndodhur në datën 23, nuk i kam dhënë rëndësi, kam ruajtur qetësinë time. “Mos nxirr emra”, “mos u merr me lajmin e përdhunimit të vajzës”, kanë qenë disa nga kërcënimet. Personalisht kam parë pamje nga momentet kur vajza është marrë dhe është çuar nga bari në dhomë, në gjendje të pavetëdijshme dhe gati është në krahë të djemve të përfshirë në këtë çështje. Nuk mund të heshtej në këtë lloj situate. Kërcënime i kanë shkuar edhe gazetarëve të tjerë, jo vetëm mua.


Top Channel