Synimet e Izraelit për të nisur ofensivën, Macron: Një pushtim masiv tokësor i Gazës do të ishte një gabim

0
53

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu sërish opinionin e tij në lidhje me pushtimin masiv tokësor të Gazës, teksa e konsideroi gamin këtë veprim.

“Do të ishte një gabim për Izraelin, sepse nuk ka gjasa të ofrojë mbrojtje afatgjatë dhe sepse është i papajtueshëm me mbrojtjen e popullsisë civile ose respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të luftës”, tha lideri francez.

Paralajmërimi erdhi ndërsa Macron ishte në Kajro për bisedime me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili gjithashtu bëri thirrje që të shmangej një pushtim tokësor i territorit palestinez.

“Franca njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Sa i përket ndërhyrjes tokësore, nëse ajo drejtohet tërësisht kundër grupeve terroriste, është një zgjedhje legjitime, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, në atë rast mendoj se është do të ishte një gabim për Izraelin”, u tha Macron gazetarëve.

 


Top Channel