SHPËRNDAJE

 
po vëlla.Ka mundësi që zbulimi më gjenial i jugofilëve shqiptarë të jetë nocioni – person juridik. Për dallim nga personi fizik, siç jemi unë e ti, me duar e me këmbë e me halle, person juridik mund të jetë edhe një ndërmarrje, një fondacion, një xhami apo një shoqatë e përbërë nga katër pesë familje patriarkale shqiptare, e cila, pa e sakrifikuar asnjë qindarkë, të dalënë rrugëe të krekoset se ka bërë shumë për çeshtjen kombëtare. Me fjalë tjera – kryesia e atij instituti apo asaj shoqate,që konsiderohet person juridik, gëzon të drejtën të fitojëme mijëra euro, të marrë përsipër detyrime, të bëj marreveshje, të nënshkruaj kontrata dhe të jetë paditëse apo e paditur në gjyq. Nëse anëtarët e asaj shoqate janë alifmatrakë, dibiduzë, analfabetë, frikacakë e çanaklëpërës, atherë ata mund të përdorenedhe si lopë dhe detyra e tyre është të prodhojnë qumësht e t’ ia falin kryesisë edhe mishin bashk me lëkurën e tyre.
Pikërisht kjo ndodhi meShoqatën Kulturo – Artistike ”Kosova” pas 28 Nëntorit 1978. Menjëherë pas dorëheqjes që dhamë unë, Nebi Bushi e Adil Zhuta, klika e jugofilëve shqiptarë, e përbërë nga dy pijanecë me famë, njëri drenicak e tjetri tetovar, dhe një fshatari që s’ kishte më shumëdituri se ta mbante timonin e një autobusi dhe të nënshkruante çkado që i vihej përpara, u ulën në një shtëpi private dhe krye më vete, pa u konsultuar me asnjë shqiptar,e shqyen procesverbalin e mbledhjesvjetore dhe hartuanaktet që ishin të nevojshme për ta kthyer shoqatën në Lidhjen e Shoqatave Jugosllave. Askush – dhe më së paku Ismail Rugova – s’ i ka parë dokumentet që u hartuan në dhjetor të vitit 1978, kur Shoqata Kulturo Artistike ”Kosova” u shndërrua në shoqatë jugosllave. Askush s’ e ka parë rregulloren që ajo shoqatë e dorëzoi në ”Savezin” e Shoqatave Jugosllave. Askush s’ i di anëtarët e delegacionit që shkuan në Konsullatën Jugosllave për të kërkuar falje. Por ajo që shqiptarët do të shihnin ca muaj më vonë ishte lokali i ri i ShoqatësKulturo Artistike ”Kosova”, me sallë të madhe, banak të ri, ngjyrë safrani, zyrë për referentin e kulturës, sallë të bilardos dhe një faqe të bardhë muri, që e zbukuronte lokalin e shoqatës me tre portrete të heronjve kombëtarë: Luigj Gurakuqi, në krahun e majtë, shoku Tito në mes, dhe Bajram Curri në krahun e djathtë.
S’ ka nevojë të cekë se ajo shoqatë, çfarëdo emri që kishte, s’ ishte më shoqatë e mërgimtarëve shqiptarëve, por shoqatë e hyzmeqarëve jugosllavë, të cilët, saherë që i thërriste Konsullata, i mblidhnin gratë e fëmijët dhe hidhnin valle e mburreshin se janë shqiptarë ”të Jugosllavisë”. Gjatë periudhës janar 1979 – prill 1981 në sallën e asaj shoqate jo vetëm që u këndua e vallëzua me të madhe, por aty u mbajtën edhe mbledhje, u zgjodhën kryetarët e shoqatës, u debatua rreth parave që zhdukeshin si gliqkat e pulave dhe u pritën ansamblet që vinin mysafirë nga Serbia, Maqedonia e Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Të gjitha këto bëheshin në praninë e shokut Konzull që, sipas kërkesëssë një alifmatraku nga Ferizajt, duhej patjetër të figuronte në çdo mbledhje të kryesisë.
Vlen të ceket se natën e 11 marsit 1981, deri sa Prishtina rrëqethej nga oshtima e aeroplanëve jugosllavë, në po atë sallë vallëzohej me të madhe, sepse mysafirë të Shoqatës Kulturo – Artistike ”Kosova” ishin anëtarët e një ”ansambli jugosllav” që kishte ardhur ta vizitonte Suedinë dhe e tyre ishte edhe shoku im i vjetër, Fitim Domi, nga kosovarët ma mirë i njohur si Mixha Ramë. Pak javë më vonë, në po atë sallë dhe me po të njejtat ikona në mur, anëtarët e Shoqatës Kulturo Artistike ”Kosova”, pasi e dëgjuan fjalën e konzullit Josip Bubash, i dënuan demonstratat e irredentistve kosovarë dhe deklaruan se do të ecin në rrugën që ua kishte caktuar ”shoku” Tito.
Ismail Rugova nuk e përmbushi detyrën që ia kishte caktuar redaksia e revistës ”Qëndresa”. Janë shumë arsye që e penguan në përpjekjet e tij modeste, por unë do t’i prekë vetëm dy.
Arsyeja e parë ishte – hipokrizia e jugofilëve shqiptarë.
Ismail Rugova – n’ daç si njeri, n’ daç si veprimtar – i takonte krahut të nacionalistëve shqiptarë dhe, që nga dita kur erdhi në Suedi,iu u bashkangjit Shoqatën Kulturore Shqiptare ”Kosova”, që e përkrahte kërkesën e popullit shqiptar për një republikë të lirë e të pavarur nga Jugosllavia e Sllobodan Millosheviqit. Mjerisht, ardhja e tij ndodhi pak si vonë. Ai nuk i njihte aktorët që plot 10 vjet na kishin shitur në Konsullatën Jugosllave. Përderisa Ismailishkruante trakte, dilte nëpër demonstrata dhe endej me ne nga kampi në kamp, jugofilët shqiptarë mrizonin në flladin e shoqatës së ”tyre”, që poashtu quhej Shoqata Kulturo – Artistike ”Kosova”, dhe s’ guxonin as të pinin kafe me ne,”irridentistët”shqiptarë. Ata s’ ishin të gatshëm të sakrifikonin gjë për vendlindjen e tyre dhe gjatë izolimit katërmbëdhjetëvjeçar e kishin shndërruar shoqatën në kutizë të Pandorës. Atje s’ i gjeje vetëm ata që e kishin futur shoqatën në ”Savezin” e Shoqatave Jugosllave, por dhe një varg matrapazësh, dallkaukësh e intrigantësh që ditë për ditë e bekonin Millosheviqin që i kishte shpëtuar nga fukarallëku i parajsës jugosllave. Atje i gjeje ish artistët e teatrove lokale, ish policët që e kishin rrahur popullin për hatër të Mugoshës e Sinan Hasanit, ish ushtarakët e vegjël, ish të burgosurit për krime ekonomike, si dhe narkotrafikantët që pak vite më vonë do të denoheshin me nga dhjetë vjet burg të rëndë. Nëse pak vite më parë, kur Kosova ziente nga grevat e demonstratat, nuk ndiheshin të gjallë, pas apelit të Prof Dr Zekiria Canës, ata u ngjallën përsëri dhe i harruan tradhtitë e vjetra. Ai pajtimi spektakular që u zhvillua para shqiptarëve të ardhur nga Suedia, Danimarka e Norvegjia s’ pati tjetër domethënie,pos simbolike: duke i falur hyzmeqarët e Udb-ës, ne edhe një herë ua dhamë thikën të na godasin në shpinë.
Në fillim, përderisa Ismaili ishte duke mbledhur të dhëna për serialin e tij, jugofilët e Shoqatës ”Kosova” e pritën mirë, aq më tepër që ai ishte sekretar gjeneral i Bashkësisë së Shoqatave, por atë çast që ai filloi të gërmojë në veprimtarinë e Shoqatës Kulturo – Artistike ”Kosova” pas Demonstratavetë 81-shit, menjëherë kaluan në kundërsulm. Tani s’ ishin më në pyetje ndihmat që Shoqata ”Kosova” kishte ”marrë”nga Krahina Autonome e Socialiste e Kosovës, po dhe huatë që ajo kishte marrë nga Lidhja e Shoqatave Jugosllave, shpenzimet e sakta të asaj shoqate për qiranë e lokalit, të hyrat e të dalat nga bilardoja, si dhe një varg të fshehtash tjera që nuk do t’ i mësojmë kurrë. Kjo ishte arsyeja e parë.
Arsyeja e dytë quhet Hasserlund.
Hasserlundi është një fshat i vogël suedez, ku Drejtorati Shtetëror dhe Ministria e Kulturës, për shkaqe praktike, ftonin delegacione të ndryshme për të zhvilluar seminare e mbledhje konsultative dhe për t’ u njohur me përfaqsuesit e organizatave masovike. Të dyja këto ministri kishin nevojë të krijonin një ide mbi synimet e organizatave të lartpërmendura; aq më tepër që shumica e tyre e egzagjeronin numrin e anëtarëve, si dhe mjeteve që duheshin për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.
Kësisoji ndodhi që Drejtorati Shtetëror për Emigracion i ftoi në një mbledhje konsultative edhe sekretarët e përgjithshëm të bashkësive emigrante, në mesin e të cilave hynte edhe Bashkimi i Shoqatave Shqiptare në Suedi, i cili u themelua në fshatin Grevie të Malmes me nisjativen e një grupi bashkatdhetarësh që përfaqsonin shoqatat dhe partitë politike të shqiptarëve të Malmes, Geteborgut, Landskrunës, Treleborgut,Skövdes dhe Helsingborgut. Sekretar i përgjithshëm i asaj organizate u zgjodh Ismail Rugova.
Më 23 prill 1992 Ismaili, bashk me sekretarët e bashkësive tjera, zbarkon në Hasserlund dhe s’ ka as idenë më të zbehtë se do të konfrontohet me sekretaren e përgjithshme të Lidhjes së Shoqatave Jugosllave, zonjën Maja Bukovec Re.
Gjatë ditës së parë të atij tubimi, ai mësonrregullat dhe ligjet që preknin aktivitetin e organizatave të huaja, ndërsa në ditën e dytë e kërkon fjalën dhe, njësoj si tjerët, raporton mbi numrin e shoqatave që bënin pjesë në Bashkimin e Shoqatave Shqiptare si dhe për aktivitetet që zhvilloheshin në lokalet e tyre. Po atë ditë fjalën e merredhe sekretarja e Lidhjes së Shoqatave Jugosllave dhe, duke raportuar mbi anëtarsinë e asaj organizate, e cekë se përpos shoqatave kroate e sllovene, që kishin dalë nga Lidhja si rezultat i luftës që zhvillohej në Jugosllavi,n’ organizatën e saj kishin mbetur shoqatat serbe, disa shoqata serbo-bosnjake, disa shoqata maqedonase dhe një shoqatë shqiptare.
Menjëherë pas fjalës saj, fjalën e kërkonpër replikë Ismail Rugova dhe deklaron para delegatëve se Shoqata Kulturore Shqiptare ”Kosova”, njëra nga shoqatat më të mëdha të Malmes, është djepi i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Suedi.Mjerisht replika e tij nuk pi ujë, sepse sekretarja e Lidhjes së Shoqatave Jugosllave e njofton sekretarin tonë se ”Shoqata Kulturo Artistike e Sportive ”Kosova” edhe gjatë vitti 1991, pra një motmot pas ”bashkimit tonë spektakular”,i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj, me përjashtim të një borxhi prej 10.000 koronash, që e kishte marrë ca vite më parë. Për të qenë e keqja më e madhe, Ismail Rugova e kishte nuhatur se kryesia e shoqatës në fjalë po matej t’ ia ndërronte emrin shoqatës së dalë nga bashkimi në Rosengord dhe të bëhej ”Shoqata Kulturo Artistike e Sportive ”Kosova”. Pra, ashtu siç figuronte në regjistrin e shoqatave anëtare të Lidhjes Jugosllave.
Ismail Rugova bëri detyrën e tij. Me të ardhur në Malme ai e njoftoikryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Kosova”, dhe kërkoiqë ai dhe kryesia e tij të dilnin haptas para antarësisë e të shpjegonin për çka ishte fjala. Ai, madje, ishte i gatshëm të shkonte në mbledhjen e kryesisë së asaj shoqate dhe t’ i përsëriste fjalët që kishte dëgjuar në Hasserlund.
Mjerisht, edhe një herë ndodhi e kundërta. Ismail Rugova kurrë s’ u ftua në mbledhjen e kryesisë së asaj shoqate dhe u akuzua se merrej me gënjeshtra e thashetheme, vetëm e vetëm për ta nxirë kontributin e asaj shoqate. Bash përkundrazi, kryesia e asaj shoqate që katërmbëdhgjet vjet kish qenë në shërbim të ”Savezit” të Shoqatave Jugosllave dhe kishte ndjekur me besnikëri rrugën e ”shokut” Tito e quante veprimtarinë e saj – veprimtari patriotike.
Ismail Rugova u dëshpërua shumë. Jo dhe aq me sherbëtorët e Udbës, sa me anëtarët tjerë të kryesisë, që nuk dëftuan guxim të mjaftueshëm qytetar dhe e kaluan atë rast sikur s’ kishte ndodhur fare. Ai s’ kishte dëshirë të merrej as me gazetari, as me seriale. N’ ato rrethana u desht ta zë vetë lapsin me dorë dhe ta them opinionin tim. Tekstin e atij artikulli po ua prezantoj këtu me poshtë:

Suedia dhe Shqiptarët ( 4 )
Në prill të këtij viti u mbushën plot 19 vjet qyshse u themeluandy shoqatat e para kulturore shqiptare në Suedi. Arkitektë të asaj ndërmarrje, siçe ka cekur edhe kolegu ynë, Ismail Rugova, kanë qënë Kosovë Rexha Balaj në Geteborg dhe Ramadan Rexhepi në Malme.Se sa ia dolën qëllimit të tyre ata dy pishtarë të kulturës shqiptare, do ta dëftojë koha. Sot kur Jugosllavia, njëra nga krijesat më artificiale të rruzullit tokësor, po bie në grykë të greminës, mund të konstatojmë se, krahas anëtarëve besnikë të asaj shoqate, atë përvjetor të rëndësishëm e kremton edhe filiali i Udb-ës në këtë Malme. Ka katërmbëdhjet vjet me radhë që ai seksion e ka vrarë çdo frymëmarrje shqiptare.
Duke e vrarë kokën mbi përpjekjet tona, në një anë, dhe përpjekjet e udbashëve, në anën tjetër, padashur më mbërthen një dëshirë e jashtzakonshme ta pyes veten dhe juve – lexues të nderuar – se cilët ishin ngadhnjyesit e vërtetë të asaj lufte: ëndrrimtarët e lirisë së Kosovës apo agjentët dhe sherbetorët e Sigurimit të fshehtë jugosllav?
Përgjigjen e pyetjes time mund ta gjejmë vetëm e vetëm duke e studjuar epilogun e asaj lufte që ende s’ ka marrë fund. Në bazë të të gjitha rezultateve, m’ ështe bërë mendja top se, në krahasim me mundësitë egzistuese, duke mos i reduktuar as sukseset tona, agjentët e Udbës dhe hyzmeqarët e saj shqiptarë kanë qenë më të suksesshëm se ne, që u munduam ta dëshmojmë qenien tonëkombëtare. Kuptohet vetvetiu se suksesi i Udbës nuk do të ishte aq i madh sikur të gjithë shqiptarët e ardhur në këto treva të ishin vërtet shqiptarë e jobythëlëpirës të armiqëve shekullore.Tani qënjë botë e tërë po e mallkon atë qenien e urryer “Jugosllavi”, po shpresoj selexuesit e “Qëndresës” nuk ma zënë për të madhe nëse u kujtoj ca shqiptarëve të mjerë – pse u themelua Udba dhe cilët ishin synimet e saj.
Ky instrument shtetëror i Jugosllavisë Federative u lind menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe quhej Ozna. Ajo nuk pikoi nga qielli, si pikojnë yjet, por doli nga errësira e trashë e natës sllavo – bolshevike. Ashtu siç doli Kgb– janë Rusi, Sekuritate në Rumani, Stasnë Gjermaninë Lindore dhe Siguriminë Shqipëri.Me pak fjalë, udba u krijua për ta mbrojtur regjimin gjakatar të Josip Broz Titos. Për ate quhej – Uprava za Dërzhavnu Bezbednost.
Gjatë egzistencës saj, Udba e ka patur një synim të vetëm: ta ruaj pushtetin e serbëve në territorin e ish Republikës Federative të Jugollavisë, t’ i ndjekë kundërshtarët e saj ku janë e ku s’ janë, dhe t’ i shpërngulë me dhunë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Serbisë nga trojet e të parëve të tyre.
Veprimtaria e Udb-ës është e gjatë dhe mizore. Ajo ze fill me vrasjet e kuadrove dhe partizanëve shqiptarë dhe vazhdon të regjet në masakrat që ushtronte në trevat e banuara me shqiptarë. Masakra e Tivarit është vetëm njera nga tragjeditë që ajo bushtër ushtroi mbi popullintone të shumëvuajtur. Duke ndjekur shembullin e Kgb-s, Stas-it e Sekuritates, ajo kuçeder gjymtoi me qindra e qindra familje shqiptare të Drenicës, Gjilanit, Karadakut të Preshevës, Kumanovës e Maqedonisë Perendimore.
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, veprimtaria e Udbës jo vetëm që intensifikohet, por merr edhe vulën e politikës zyrtare të pushtetit serbomadh. Taniajo s’ është vetëm instrument shtetëror, po dhe shtet brenda shtetit, me të drejta e privilegjegje përrallore.E armatosur me elaboratet e Vaso Ҫubrilloviqit dhe e stimuluar nga organet e Ministrisë së Brendshme, Udba, që nga ditët e para të jetës saj,e fillon veprimtarinë e saj, duke i nxitur shqiptaret ta braktisin vendlindjen e tyre.Se sa ia doli apo s’ia doli në krye detyrës saj e dinë ata që e përjetuan atë epokë mizore mbi supet e tyre. E dinë ndërgjegjet e e atëhershme të popullit shqiptar si Adem Demaçi, Esat Mekuli, Kosovë Rexhë Bala, Kadri Halimi, Ali Aliu, Metush Krasniqi e shumë e shumë atdhetarë tjerë që e pyesnin veten – a thua do të mbijetojë Kosova edhe një herë?!
Udba dhe hyzmeqarët e saj bënë gjithçka që ta zhveshin vendlindjen tonë nga pasardhësit e Skenderbeut.Për fat të mirë,ajo s’ia doli në krye misionit të saj.S’ ka nevojë t’ i radhis shkaqet e atij dështimi, sepse i dinë të gjithë.Historian a mëson se ne, shqiptarët, ishim më të dashuruar në vendlindjen e të parëve tone. Etërit tanë s’ ishin ngushtë për banane e farmerka.Ata s’ ishin ngushtë ta braktisnin atdheun e tyre për lakmi individuale. Ka gjasa që ishin më fetarë, më konzervativë, më të paarsimuar, më analfabetë se ne, por edhe si të tillë, ata e dinin se Kosova vinte në vendin e parë, aspiratat kombëtare, gjuha, e jo paratë e Zyrës për Mirëqenie Sociale.
Udba dhe zagarët e saj nuk u kënaqën meterritorin e Jugosllavisë Federative. Kësisoj, bashk me grupet e para të qytetarëve jugosllavë që ishin ” punësuar përkohësisht në botën e jashtme”, dalin edhe kuadrot edhe kuadrot e saj të para në gyrbet. Ato stacionohen nëpër ambasadat, konsullatat dhe përfaqsitë jugosllave në Evropën Perendimore. Kjometodikë pune kishte për synim ta ndiqte – nga afër – veprimtarinë ”armiqësore” të diasporës kroate dhe shqiptare. Për ta kryer sa më mirë punën e tyre, udbashët veshën edhe detyra të nëpunësve të thjeshtë, si p.sh. përkthyes, daktilografë, referentë, mësues të gjuhës amtare, konzuj, vicekonzuj dhe, kuptohet vetvetiu, ambasadorë e atashe ushtarakë. Por misioni i tyre ishte më i rëndë, më mizor, dhe ate e kanë dëshmuar vrasjet e shumta misterioze, që nuk janë sqaruar kurrë nga policia suedeze, holandeze apo gjermane. Kjo dëshmon se veprimtaria e sajishte profesionale dhe e koordinuar mirë nga bashkëpunëtorët që e ndihmonin përjashta.
Ҫeshtja e informatorëve të Udbës është një kapitull që deri më sot s’ e ka prekur asnjë gazetë shqiptare.Sot po e prekim sepse – përkundër arrestimeve,vrasjeve, hetimeve, gjykimeve e dhunimeve që janë bërë mbi popullinshqiptar, jugofilët shqiptarë po e vazhdojne veprimtarinë e tyre të qelbur. Shpërngulja masive e popullit shqiptar nga Kosova, autobuset që po zbarkojnë ditë për ditë në jug të Suedisë, propaganda e ditëpërditshme kundër LDK-s dhe Ibrahim Rugovës, firmat e agjensive turistike ”shqiptare” nuk janëveçse shenja ogurzeza qëUdba gjendet midis nesh dhe, për çudi, askush s’ po merr guxim ta demaskojë hapur.Për këte mbajnëpërgjegjësi jo vetëm gazetarët vendas, por edhe ne, shqiptarët, sidomos ata që i dinë punët shumë mirë, por e kanë future kokën në zallë.
Numri i saktë i udbashëve shqiptarë nuk dihet, sepse në radhët e ubashëve të mëdhenj ka dhe udbashë të vegjël, të cilët nuk bien lehtë në sy. Qendra e tyre tradicionale është Malmja. Adresa e tyre e saktë është Stora Nygatan 60. Lokali ku zhvillojnë veprimtarin¨e tyre gjendet në katin e katërt. Aty punon edhe konzulli jugosllav, i dërguar këtu nga Ministria e Jashtme Jugosllave.
Duke filluar nga vitet e 70-ta, kur nëMalme u themeluan shoqatat e para kulturore shqiptare, n’ atë adresë janë mbajtur mbledhje e konsultime midis udbashëve serbë dhe sherbëtorëve të tyre shqiptarë. Qëllimi kryesor i udbashëve jugosllavë ishte thuajse klasik: me çdo kusht t’ i mbaninshoqatat kulturore shqiptare nën tutelën e Lidhjes së Shoqatave Jugosllave dhe tërë kohën t’ ua kujtojnë ”punëtorve tëinkuadruar përkohësisht në Botën e Jashtme” – se nuk ia vlente barra qirasë te merren me politikë; aq më tepër që Jugosllavia ishte e fortë dhe e dinte me kend kishin hyrje e dalje qytetarët e saj. Në rast se ndonjëri merte guxim t’ iukundërvihej urdhërave të saj, hyzmeqarët e Udbës ishin të gatshëm ta bombardojnë me kërcënime. Shkruaje në mur se je i vdekur! Mos harro se ku je lindur dhe ku do të shkosh gjat verës! Etjera. Etjera.
Njëra nga pyetjet më të rëndomta të mërgimtarëve shqiptarë është kjo: A i kompenzonte Udba sherbëtorët e saj shqiptarë dhe, në rast se po, sa e kishin rrogën?
Edhe Udba, si të gjitha organizatat e fshehta, i ka rregullat e saj të kompenzimit. Mjerisht, rasti i sherbëtoreve të saj shqiptarë është diçka tjetër. Udbashët shqiptarë, në të shumtën e rasteve, punonin falas, sepse ishin të ligë dhe nuk e donin njëri tjetrin. Ndryshe nga udbashët serbë, atai shisnin vëllezërit e tyre edhe për një shishe shlivovice, për një zgjatje të pasaportës ose për njëvërtetim që i çlironte nga shërbimi ushtarak.Kuptohet vetvetiu se përpos këtyre, ka patur edhe kompenzime tjera. Dikush- dikush, fjala vjen, vit pas viti e ka thekur bythën në Detin Adriatik dhe, pasi është kthyer në Suedi, na i ka qorruar sytë meintervista që u jepnin skojevcatkosovarë. Të tjerëtkanë punuar falas, sepse e kanë ndjerë veten të nderuar që po e pinë kafe apo shlivovicë me konzujt jugosllavë, pa e vrarë kokën se të njejtët konzuj ua kanë burgosur kushërinjtë, fqinjët apo vëllezërit e tyre të pafajshëm. Atyre s’ u ka ngrënë palla për atë punë.
Edhe pse mungojnë të dhëna të sakta, ma merr mendja se instruktorët serbë kanë qenë të kënaqur me punën e jugofilëve shqiptarë. Sa për shembull do ta cek vetëm njërën nga mirënjohjet e udbasheve serbë që ua kanë bërë hyzmeqarve shqiptarë. Sa herë që kanë kaluar nëpër Malme e Geteborg, ata i kanë vizituar sherbëtorët e tyre dhe, në shenjë mirënjohje, kanë ngrënë nga një ”pasul” sëbashku.Veni re! Ka patur sherbëtorë aq besnikë në kryesinë e Shoqatës Kulturo Artistike ”Kosova” qës’ kanë pranuar të shkojnë në mbledhje pa praninë e ndonjë konzulli jugosllav. Jo pse ishin parimorë, po sepse ishin në gara të përhershme me njëri tjetrin – se kush po i sajdisë më mirë serbët e Kralevës. Për çudinë time, sot po të njejtët burra shiten patriotë e të ndjekur nga Udba dhe kërkojnë poste në forumet e kryesitë e partive politike shqiptare. Ani çka, thonë ata.Nëse kemi qenëudbashë, ju keni qenë enverista. Andaj nuk dallojmë shumë prej njëri tjetrit.
Në të vërtet ashtu është.Një pjesë e mirë e axhaminjëve kosovarë kanë qenë”enverista” sepse e kanë dashur Shqipërinë, bashkimin kombëtar, flamurin e Skenderbeut. Mos tjetër, ”enveristet” e kanë dashur Shqipërinë dhe i kanë provuar të gjitha burgjet e Jugosllavisë, ndërsa nikoqirët e Beqir Hotit dhe Branko Bancetoviqit kanëqenë sherbëtorë të zorrës së tyre.
S’ do mend, pra,që shoqatat kulturore shqiptare, duke i falenderuar sinqeritetit të tyre, kurrë s’ kanë dalë nga kornizat e ”vëllazërim – bashkimit” dhe thuajse krejt veprimtarinë e tyre e kanë përqëndruar në shërbim të 29 Nëntorit, 25 Majit, 8 marsit dhe festivaleve që organizonte Lidhja eShoqatave Jugosllave.
Sherbëtorët e Udbës nuk kënaqeshin vetëm me ndjekjen e njëri tjetrit, por shpesh herë shndërroheshin edhe nëgjykatës të nacionalistëve shqiptarë. Kështu, për shembull, përpjekja ime për ta nxjerë një revistë të thjeshtë letrare jo vetëm që u bojkotua nga ata injorantë, por ”Dija” u kualifikua edhe si revistë antijugosllave e nacionaliste. Jugofilët, sapo ia dolën ta ndërprejnë botimin e saj, bën çmos për ta futur Shoqatën Kulturore ”Kosova” nën tutelëne ”Savezit” Jugosllav. Ata, për ta dëshmuar veten se janë besnikë të Jugosllavisë Federative, nuk u kënaqën vetëm meatë aleancë, por dhanë edhe një kontribut të madh që ta forcojnë Organizatën Qarkore Jugosllave. Sa për shembull dua të cekë se e lartpërmendurau ngrit dhe u rrit kryekëput me punën e devotshme tëjugofilëve shqiptarë. Shefi i asaj ”organizate”edhe sot e kësaj dite e mbanë gjallë ate kufomë të ngordhur prej kohësh.
Se çka i nxiste ata njerëz të punonin me aq devotshmeri për interesat e çetnikëve serbë, e jo për të mirën e vëllezërve shqiptarë është – çeshtje që duhet gërmuar, por gatishmëria e tyre për tëmanipuluar me interesat kombëtare është parë dhe s’ ka nevojë të përsëritet këtu.Një kontribut poaq të rëndësishëm ata e dhanë edhe për mbarëvajtjen e Shoqatës së Arsimtarëve Jugosllavë që pastaj u shndërrua në Forumin Serb. Përballë aktivitetetit të tyre në ato organizata, ata s’ e kursyen veten kurrë në luftën e hapur kundër refugjatëve politikë shqiptarë. Qëllimi i tyre ishte i qartë: t’ i largojnë shqiptarët e Suedisë nga Lëvizja Popullore për Repulikën e Kosovës, e cila, zhvillonte një aktivitet të padiskutueshëm nëmesin e shqiptarëve.
Sa herë që vinte në Malme ndonjë personalitet i lartë i Udbës Jugosllave,jugofilët organizonin mbrëmje informative për ”punëtorët e inkuadruar përkohësisht në Suedi.” Pas mbrëmjeve vinin darkat, koktejet, byreku dhe llozovaça. Nëse ato tubime kritikoheshin ngaatdhetarët shqiptarë, athere jugofilët ishin shumë të rrebtë dhe menjëherë e thërrisnin Policinë Suedeze. Në një rast të tillë, ata sherbëtorë ua ndërsynë qenët e Policisë Suedeze nacionalistëve Kosovë Rexhë Balaj dhe Avni Ajdini. N’ atë rast, si Kosovë Rexha, ashtu dhe Avni Ajdini, u bënë viktima të një policie që i ruante kriminelët dhe i dënonte njerëzit e ndershëm.
Ku dua të dal me këtë artikull që po e shkruaj në vend të Ismail Rugovës?
Si zëdhënës i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Suedi dua të cek se që nga dita kur u themelua kjo organizatë, jugofilët shqiptarë kanë bërë çmos për ta penguar aktivitetin e saj. Deri më sot forma e luftës ka qenë legale. Sado e çuditshme që duket, ”Dnevnikun” e Stockholmit dhe ”Jugosllovenski List-in” e kanë përkrahur edhe mediat suedeze. Sot ajo strategji ka ndryshuar, por në themel metodika ka mbetur e njejta. Sot lufta qëpona imponohet nga jugofilët shqiptarë ështëmë perverze: ditën me neve, naten me shefat e Udbës.
Kjo metodikë pune na është e njohur që nga viti 1982, kur të njejtit shqiptarë i dënuan botërisht Demonstratat e vitit 1981 dhe plot nentë vjet me radhë u munduan t’ i bindin shqiptarët e Malmes me rrethinë, pra shumicën dërmuese, se duhet t’ i bashkangjiten Shoqatës Kulturo – Artistike ”Kosova” dhe t’ u kundërvihen kërkesave legjitime të popullit shqiptar për një republikë të lirë e të pavarur.
Ne gjithnjë iu kemi shmangur përçarjes, sepse edhe atdherë, edhe sot, kemi qenë të bindur seshumica e ”punëtorëve të inkuadruar përkohësisht në botën e jashtme” ishin të manipuluar nga një klikë e urrejtur serbofilësh. Kemi bërë çmos të mos i hutojmëvëllezërit tonë të pafajshëm, andaj iu jemi shmangur grackave tëUdbës dhe, në vend tëpërçarjes, kemi predikuar paqe, mirëkuptim. Në këtë frymëe pranuam propozimin e bashkatdhetarit tonë të nderuar, Prof Dr Zekiria Canës, që ta harrojmë tradhtinë e vjetër dhe të bashkohemi për fitore të ardhshme. Të bindur se uniteti ynë duhet vënë mbi të gjitha çeshtjet tjera, pranuam ta përqafojmë njëri tjetrin dhe të fillojmë nga a-ja.
Me sa duket, sherbëtorët e Udbës e kanë të pamundur të ndahen nga shefat e tyre.Ata, edhe nëse janë penduar për ato që kanë bërë në të shkuarën, vazhdojne të krijojnëamulli në mesin e mërgimtarëve kosovarë. Meqenëse se dallavaret dhe grackat e tyre pona imponohen ditë për ditë, jemi te detyruar t’ ua heqim vërejtjen dhe t’ ua kujtojmë se gjithnjë jemi të gatshëm t’ i hapim defteret e vjetër e të dalim hapur para tridhjetmijë shqiptarëve – sa numëron kolonia e këtushme – dhe t’u dëftojmë se kush punoi dhepo vazhdon të punojë kundër interesave të popullit shqiptar.Kërkojmë me vendosmëri të ndërpriten të gjitha lojnat antishqiptare.
A është mirë që sot, kur populli ynë gjendet në një shprishje totale, kur nga 20 autobuse me shqiptarë po zbarkojnë çdo ditë në limanin e Treleborgut, ne të merremi me gracka, intriga e poshtërsi të markës millosheviqiane? Natyrisht që nuk është, por po na e imponojnë ish sherbëtorët e Udbës. Përpjekjet e tyre që ta rrasin feçkën në Bashkimin e Shoqatave Shqiptare,LDK, PPD dhe organizatat tjera shqiptare dhe të na luftojnë nga brenda janë shumë tipike. N’ anën tjetër, përpjekjet e tyre që t’ i ruajnë lidhjet e vjetra me Lidhjen e Shoqatave Jugosllave janë edhe një provë konkrete se ata nuk kanë hequr dorë nga strategjia e vjetër katërmbëdhjetëvjeçare – ditën jemi me ju, se jemi shqiptarë, ndërsa naten jemi me Udbën, sepse jemi jugosllavë dhe s’ mundemi të prishemi me miqët e vjetër.
Këtë artikull dua ta përfundoj me këto fjalë: të gjitha përpjekjet e jugofilëve shqiptarë nga brenda kanë dështuar prej kohësh. Kanë ikur kohërat kur shqiptarët janë manipuluar e shantazhuar sipas recetës së Udbës. Kërkesa e popullit të Kosovës për një republikë të lirë e të pavaruarështë e paprekshme. Andaj po i thërras të lartpërmendurit të mos ”i kruajnë mutërat me shtagë”, se do të katandisen vetë në gropën e tyre.Ne, edhe atëbotë kur i shajmë,prapëseprap i duam si vëllezër, ndërsa Serbia i pjek si pulat në hell. Ajo do të veprojë siç e ka zakon – do t’ i rjepë si berret dhe mishërat e tyre do t’ua fërfëllojë qenëve. Udbashë! Rrini urtë, se edhe durimi jonë ka kufij.

*
Shënim: Ky artikull u botua bashk me një faksimil të marrë nga organi i Lidhjes së Shoqatave Jugosllave ”Jugosllovenski List.” Aty duket një fotografi në të cilën Luigj Gurakuqi figuron majtas, Josip Broz Tito në mes, ndërsa Bajram Curri figuron djathtas.Brendia e tekstit nën fotografi është: Dënohen demonstratat irredentiste.
Titulli: Besnikë të Jugosllavisë së Titos. Nëntitulli: Jugosllavët e pakicës kombëtare shqiptare dhe anëtarët e Shoqatës ”Kosovo” në Malme, i dënuan demonstratat irredentiste në KAS tëKosovës.
Teksti:Në Malme jetojnë më shumë se njëqind qytetarë jugosllavë të pakicës kombëtare shqiptare. Pas demonstratave irredentiste në Kosovë, shqiptarët e Malmes u mblodhën në shoqatën e tyre ”Kosovo”që t’ ua japin një përkrahje të fuqishme bashkatdhetarëve të tyre në vendlindje, të cilët vendosmërisht po iu kundërvihen elementeve irridentiste shqiptare. Në mbledhjen që u mbajt në Shoqatën ”Kosovo”, të cilën e hapi kryetari i shoqates, përndryshe sekretar i Organizatës Qarkore për shoqatat jJugosllave, për demonstratat e Kosovës foli dhe shefi i Konzullatës së Malmes Josip Bubash.
Mekëtë rast, qytetarët jugosllavë tëpakicës kombëtare shqiptare i porositnin bashkatdhetarët e tyre të mbeten besnikë të rrugës socialiste e vetëqeverisëse, të cilën e ka hapur i ndjeri prezidenti Tito. ( M. Guberiniq )

Shkruan: Ramadan Rexhepi