Përzgjedhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK – Telegrafi

0
84

Mbrëmjen e së premtes (28 tetor) është mbajtur nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK.

Kompeticioni muzikor, i organizuar për herë të parë, mblodhi emra të rinj të muzikës dhe shumë të dashur për publikun.

Në këtë mbrëmje, artistja Anjeza Shahini solli një interpretim të këngës “Image of you”, me të cilën Shqipëria debutoi në Eurovision në vitin 2004.

Foto: Screenshot/YouTube

E në këtë event u zgjodhën edhe 10 këngët finaliste të Festivalit të Këngës në RTK.

Më poshtë ua sjellim renditjen e plotë:

  1. Albin Nikprelaj – Ajo2.
  2. Auron Deva – Çmimi i dashnisë
  3. Angus Dei – Një zemër për dy
  4. Arbër Salihu – Oj Kosovë
  5. Urban Band – Ëndrrat s’kanë faj
  6. Nita Latifi – Marrëzi
  7. Neki Emra – Heroi im
  8. Hilmi Obertinca – Pa ty s’më rrihet
  9. Saranda Alija – Mendoj ku je
  10. Klea Dina – Trenat. /Telegrafi/