Haradinaj takon Begajn, flasin për zhvillimet politike në dy vendet dhe në rajon – Telegrafi

0
58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar të shtunën presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lideri i AAK-së ka thënë se me presidentin shqiptar kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO është e paalternativë.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/