Presidenti Begaj, telegram urimi Erdogan për 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë

0
62

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë, Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Begaj në këtë telegram.

Presidenti shprehet besimplotë mbi të ardhmen e shkelqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilët gjithashtu shënojnë sivjet 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike, shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs.

Begaj thekson se Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal të zotit Erdogan dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme.


Top Channel