Francis Ngannou tallet keq me Tyson Furyn – ia përmend pingpongun – Telegrafi

0
64

Francis Ngannou është tallur me Tyson Fury duke e quajtur veten “kampion i botës në pingpong” pas ndeshjes së tyre.

Ish- kampioni i UFC-së humbi duelin në një vendim të diskutueshëm ndaj britanikut në debutimin e tij në boks të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Kamerunasi për shumëkë ia shkaktoi humbjen e parë në boks Gypsy King-ut, derisa heshti kritikët e tij me cilësitë e treguar, edhe pse humbi me vetëm me një pikë.

Fury u detyrua të përpinte fjalët e tij pasi e krahasoi luftën me një pingpongist që konkurronte në Wimbledon siç tha më parë: “(Ngannou) nuk ofroi absolutisht asgjë. Është si një kampion i pingpongut që luan në një finale të Wimbledon. Boksi nuk ka të bëjë me dy burra që luftojnë; është një sport xhentëlmenësh, është një shkencë e ëmbël, është kushdo që ka aftësinë më të madhe për të vendosur një goditje me nokaut”.

Ngannou përdori fjalët e vetë Furyt kundër tij dhe postoi një seri fotografish nga lufta e tyre që shfaqnin Furyn në dysheme.

Pavarësisht se shumë tifozë kundërshtuan vlerësimet e gjyqtarëve, Ngannou qëndroi i përulur në disfatë ndërsa tha: “Unë po ndihem mirë. Jam shumë i lumtur. Nuk shkoi ashtu siç duhej. Dua të falënderoj Riad Season që më dha mundësinë për t’i vërtetuar njerëzit se e kishin gabim edhe një herë”.

“Mund të plagosem, por mund të kafshoj. Jam gati të luftoj në çdo kohë së shpejti. Mund ta kthejmë përsëri dhe jam i sigurt që do të përmirësohem”, vazhdoi ai. /Telegrafi/