Ish-legjenda e Man United kërkon që Bruno Fernandesit t’i hiqet shiriti i kapitenit pas paraqitjes ndaj Man Cityt – Telegrafi

0
67

Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane ka këmbëngulur që Bruno Fernandes duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit pas humbjes në derbi ndaj Mnachester Cityt.

Haaland shënoi dy herë dhe Phil Foden një herë tjetër për t’i dhënë Manchester Cityt një fitore të madhe në “Old Trafford”.

Kjo fitore e çoi Cityn në vendin e tretë, dy pikë larg liderit të Ligës Premier, Tottenham, ndërsa United gjen veten në vendin e tetë.

Dhe pas ndeshjes, si Jamie Carragher ashtu edhe ish-kapiteni i United, Keane, këmbëngulën se Fernandes nuk ishte një zgjedhje e mirë për shiritin e kapitenit.

Duke folur për Fernandes, i cili mori shiritin në krahë nga Harry Maguire këtë verë, Carragher tha për Sky Sports: “Një vendim i madh që ka marrë Erik ten Hag është se kë ka bërë kapiten”.

“Bruno Fernandes nuk duhet të jetë kapiten, ne jemi ulur këtu me dy kapitenët e Manchester United [Keane dhe Gary Neville]”, përfundoi ai.

Keane ndëryri më pas dhe tha: “Gjëja e parë që do të bëja, duhet t’ju them, duke e parë përsëri, do t’i hiqja patjetër shiritn e kapiteni, 100 për qind”.

“E di që është një vendim i madh. Natyrisht, ata ndryshuan kapitenin nga Maguire por Fernandes nuk ka material kapiteni”, përfundoi Keane./Telegrafi/