Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-shefin e policisë së Laçit

0
56

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg, Dritan Metajn, ish-shefin e policisë së Laçit, i arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikantit të drogës Gëzim Çelës.

Më 10 tetor GJKKO la në arrest me burg Dritan Metën, i cili u arrestua në fillim të muajit. Në pranga ra gjithashtu edhe “baroni i drogës”, Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.

Trafikantët që ndodheshin në velierë, sapo kanë pikasur se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

Mjeti u nis nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin dhe u afrua pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.   Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, municione luftarake, një sasi e madhe parash të valutave të ndryshme, 25 celularë, si dhe 25 kg kanabis të gjetura në det në afërsi të vendit ku u fundos veliera dhe një gomone.


Top Channel