Fillojnë talljet me ‘renditjen’ e Cristiano Ronaldos për Topin e Artë – Telegrafi

0
43

Sonte do të mësohet fituesi i Topit të Artë edhe pse raportohet nga shumë media ndërkombëtare se Lionel Messi do ta rrëmbejë të tetin në karrierë.

Ceremonia e 67-të vjetore e Topit të Artë do të zhvillohet të hënën (sonte) më 30 tetor 2023.

Ngjarja që zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris, pritet të fillojë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale.

Derisa ylli argjentinas do të vendosë rekord historik, në rrjetet sociale kanë filluar talljet me Cristiano Ronaldon.

Shumë media po e shikojnë si renditje serioze, por që në fakt është vetëm një shaka e një llogarie në X (ish-Twitter) “Ballon d’Or France Futbol (parody account)”.

Kjo llogari e ka renditur yllin portugez në vendin e 829 për Topin e Artë, ndërsa Lionel Messi e ka shpallur fitues. /Telegrafi/