Melinda Ademi bëhet ‘Chucky Doll’ për Halloween – Telegrafi

0
137

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, ka vendosur të bëjë një transformim të madh për Halloween.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz vetëm në Instagram, ka shpërndarë disa pamje ku zbulon personazhin, nga i cili u inspirua për këtë festë.

Krijuesja e hitit “Mëkatare” u shndërrua në Chucky Doll, në pamjen e saj të frikshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo vjen me një kostum të ngjashëm e me trikon e famshme shumëngjyrëshe, ndërsa mban në duar një thikë të madhe.

“Dëshiron të luash. Urime Halloweenin”, ka shkruar ajo në videon e hedhur në TikTok.

Foto: Screenshot/TikTok

Zeshkania ka bërë një grim më të rëndë, me nuanca të ngjyrës së zezë e po ashtu edhe thonj të tillë.

Veç Ademit, pati edhe transformime të tjera nga personazhet e showbizit për këtë Halloween. /Telegrafi/

@melinda_ademi Wanna play? Happy Halloween ’23 🎃👻 #melinda_ademi #chuckydoll ♬ Collide (sped up) – Justine Skye