Në listën e shpikjeve më të mira, një prej tyre akoma nuk është prezantuar – Telegrafi

0
118

Një të arritur teknologjike revista Time e ka vendosur në listën e shpikjeve më të mira të këtij viti, por që akoma zyrtarisht nuk është publikuar.

Bëhet fjalë për AI Pin të kompanisë Humane, për të cilën nuk dihet shumë, përveç se shtrëngohet në gardërobë me magnet dhe më pas përdoret për funksione të ndryshme.

Kjo pajisje që zyrtarisht do të prezantohet në nëntor, ka fituar më së shumti vëmendjen e opinionit para më shumë se gjashtë muajve kur u mbajt TED demonstrimi.

Reklamohet si “lloji i ri i pajisjes mobile dhe platformës të njëjtën kohë”, dhe thonë se nuk do të lidhet me telefon, pra shtrohet pyetja sesi do të punojë, transmeton Telegrafi.

Humane në bashkëpunim me disa ish-bashkëpunëtor të kompanisë Apple, ka përdorur disa mjete misterioze për të paralajmëruar pajisjen si “revolucionare”. /Telegrafi/