Clippers marrin fitoren e tretë, Phoenix befasohen në shtëpi nga Spurs – Telegrafi

0
83

Los Angeles Clippers ka marrë fitoren e tretë këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në sfidën e zhvilluar në Crypto Arena, vendasit kanë triumfuar me 16 pikë diferencë 118:102.

Paul George ishte më efikasi në këtë fitore të Clippers me 27 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Russell Westbrook me 18 pikë, derisa nga 17 sosh kontribuuan Hyland dhe Powell.

Te mysafirët më efikasi ishte Banachero me 15 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Humbje befasuese para adhuruesve të vet ka pësuar Phoenix Suns pasi u mposht nga San Antonio Spurs me një pikë diferencë 114:115.

Keldon Johnson ishte më efikasi në fitoren e Spurs me 27 pikë. /Telegrafi/