“O moldave o hiç fare”, tifozëria kuqezi ‘thumbon’ Moldavinë përpara fillimit të ndeshjes

0
23

Bashkë me yjet e Kombëtares që kanë nisur nxemjen në ‘Zimbru Stadium’ për “finalen” e parakohshme me Moldavinë, edhe lojtari i 12-të në fushë ka nisur ngrohjen e kordave të zërit për të qenë në ‘top formë’, për t’ju dhënë zemër Kuqezinjëve që të japin maksimumin në fushën e blertë.

Nga ‘fan zona’ në Moldavi, tifozëria shqiptare krahas thirrjeve “Oh sa mirë me ken shqiptar, o hej, o hej”, nuk kanë kursyer as batutat apo ngacmimet ndaj Moldavisë, duke thirrur “O moldave, o hiç fare”.

Përballja e sotme Moldavi- Shqipëri shënon një “finale” të parakohshme për kuqezinjtë, të cilët nëse fitojnë kualifikohen zyrtarisht për Euro2024, duke siguruar një biletë për në Berlin.


Top Channel