SHPËRNDAJE

 

E përditshmja beogradase “Blic”-i, me tirazh më të madh në Serbi, gjatë javës së kaluar ka vlerësuar se “rreth 75 për qind të tregut botëror të drogës është në duart e mafias shqiptare. Tregtarët shqiptarë të drogës, brenda një muaji kontrabandojnë katër deri në gjashtë ton heroinë, me vlerë dy miliardë dollarë në vit”.
Po nga e njëjta burime të gazetës “Blic”-i, vjen konstimi se “Karteli i drogës shqiptare, është një nga më të famshmit në botë. Një vlerësim global i ekspertëve, të cilët janë të angazhuar në trafikun e drogës, tregojnë se deri në 75 për qind të aktiviteteve që lidhen me këtë lëndë, udhëhiqen nga shqiptarët”.
“Mbretërit” e narko-karteles së sotme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë mafiozët shqiptarë, të cilët, madje ia tejkalojnë edhe mafias kolubiane, që printe, para katrë pesë vjetësh në krye të listës për tregti të paligjshme të drogës.
“Blic”-i, duke u mbështetur në një raport të mëhershëm të e Strategjisë Ndërkombëtare të Departamentit amerikan të Shtetit për kontrollin e trafikut të drogës Shqipria vjëzohet si bazë e botës së krimit për kontrabandën e drogës, që ka një lidhje tranziti me jugun e Serbisë – Lugina e Preshevës, Malin e Zi, Greqinë, Turqinë, Kosovën, drejt Europës Qendrore e deri te bregu lindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për shembull, në Itali, shqiptarët për një kohë të shkurtër kanë shpartalluar shpërndarësit turq të drogës, duke u bërë partnerë me sicilianët, napolitanët dhe mafiozët kalabrezë. Aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndve narkotike në Zvicër, kryesisht në Bern dhe Bazel, në bazë të shërbimeve lokale të sigurisë, është në dorë të mafias shqiptare.
Lazarevci si Lazarati
“Blic”-i serb, alarmin e fenomenit të rrezikshmërisë së lartë të drogës e gjenë edhe në një komunë 60 km në afërsi të Beogradit, të njohur si Lazarevcii fërrit të drogës, atje ku jehon kënga dhe vaji.
Varsëia e drogës për banorët e kësaj komnune, preej vitesh paarqet një nga problemet kryesore. Lazarevasit, kanë humbur besimin te autoritet vendore, në luftën kundër leëndëve narkotike, ata mendojnë vetë këtë çëshgthje ta marrin në duart e veta.
Organizata joqeveritare “Sveti Sava”, në Lazarevc, për disa vite rresht u ka shpall luftë tregtarëve të drogës, duke marrë drejtësinë në duart e tyre.

Shteti i Serbisë ka vite të tëra, që përballet me fenomenin e drogës, të cilin e ka ngritur në shkallë të lartë institucionale. Ajo merr fonde të mëdha parash nga Bashkimi Evropian, për fushatën sensibilizuese kundër drogës. Ajo, provon ta ndjek shembullin e Nju Jorkut, Kolorados, Havait, Montanës, Nevadës etj për legalizimin e marijuanës për përdorim mjekësor e rekreacional.
Duke iu referuar disa konstatime të ekspertëve asnjë lloj i vetëm i krimit nuk u rrit si rezultat i legalizimit të marijuanës.

Ndihma evropiane

Për të ndërprerë hovin e kësaj dukurie negave, shumë të rrezikshme për shëndetin njerëzor, autoritete shqiptare kanë vënë në dispozicion mekanizmat pë asgjësimin e bimëve narkotike.

Sa janë serioze veprimet e shtetit shqiptar kundër lënmdëve narkotike flasin, zhvillimet e fundit të forcave policore, në luftën kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë mision, nuk janë lënë anash masat preventive kundër drogës, duke arrestuar, burgosur e gjobitur pridhuesit dhe trafikantët e drogës.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka theksuar se “vetëm gjatë këtij viti janë shkatërruar 1 milionë e 700 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar 400 autorë”. Nëse këtij numri i shtohen edhe rastet e burgosjeve të shqiptarëve trafikantë të drogës në shtetet ballkanike, evropiane dhe botërore, lirisht mund të themi se numri i tyre shkon me mijëra.

Sa më shumë fushatë sensibilizuese e masa represive kundër Drogës, aq më shumë rritet
numri i trafikantëve, i parceleve të mbjella me lëndë narkotike dhe atyre që konsumojnë këtë substancë vdekjeprurëse.
Nëse ka të vërtetë në konstatimet se “Tregtarët shqiptarë të drogës, brenda një muaji kontrabandojnë katër deri në gjashtë ton heroinë, me vlerë dy miliardë dollarë në vit”, kjo i bie trafiku i drogës për një muaj kap lartësinë e projekt – buxhetit të Kosovës për vitin 2017 me 2 miliard euro ose i përafërt me buxhetin e Shqipëriasë për një vjet 3.3 miliard euro.

Droga – fenomen global

Askush nuk e konteston se droga është një fenomen global. Në këtë drejtim, nuk mund të gjesh as një shtet të botës, të mos jetë prekur nga fenomeni i quajtur “droga”.
Shtetet si Shqipëria, që përrballen me rrezikun nga drogat, duhet të mësojnë nga vendet me pëtvojë në luftën kunër substancave narkotike,që mbjellin vdekje dhe shkaktojnë probleme shoqërore.
Lufta kundër drogës, nuk mund të ketë sukses vetëm në Shqipëri, pa një Strategji të përbashkët rajonale. Një startegji e tillë e standardeve ndërkombëtare, në nivel ekspertësh, disi, në planin afatgjatë do ta jetësojë imisionin në lufët kyndër drogës, jo vetëm me masa represive, por edhe me fushatë sensibilizuese dhe edukative.
Bashkimi Europian, ndanë fonde të posaçme në realizimin e projekteve, që kanë për tematikë luftën kundër drogës.
Dita ndërkombëtare kundër drogës, nëpër botë shënohet me një varg aktivitetesh, të cilat sponzorohen nga donatorë të ndryshëm, për ta sensibilizuar opinionin për rreziqet që sjell substanca narkotike, në shkatërrimin e jetës së njeriut.

Ky aktivitet ndër shqiptarët bëhet sa për sy e faqe, me disa parrulla “Stop drogës!”, “Droga në shkollë!”, “Droga në rrugë”, “Droga në laborator” etj. dhe aq më tepër na bie t’i shikojmë dhe t’i dëgjojmë sloganet e tilla, aq më shumë shtohen parcelat e mbjella me bimë narkotike dhe aq më shumë rekrutohen trafikant të drogës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të analizuar, hulumtuar dhe koordinuar politikat mbi luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis sativa.

Alarmin e këtij fenomeni, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nënvizoi shqetësimin se “ky fenomen i përhapur përbën një aktivitet të rëndë kriminal me tendencë kriminalizimin e shoqërisë, me ndikim negativ në ekonominë e vendit, korrupton shoqërinë, dëmton shëndetin e qytetarëve dhe cënon imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

Druri “mbretrëror” – në vend të bimëve narkotike

Në rajonin e Luginës së Preshevës, ka filluar me të madhe të kultivohet puloënia, apo siç e quajnë ndryshe druri “mbretëror”. Ky dru rritet shpejt, është shtatë herë më i madh se druri i zakonshëm dhe është mjaft fitimprurës. Ky dru, gjithashtu, për shkak të karakteristikave të veçanta që posedon, është shumë i kërkuar kërkuar në industrinë e makinave, anijeve, skive, mobilieve dhe elementeve decorative.
Rexhep Fejzullahu, nga Presheva, është i pari që ka mbjell në disa hektarë këtë lloj druri, i cili në vitin e shtatë të kultivimit të tij, mund të jap deri në tri metra kub drunj, me një çmim të garantuar në berëz prej 150 euro për metër kub.
Ky preshevar, ka një porosi për bashkëkombësite tij, kudo qofshin ata, që të mbjellin drurin mbretëror, alternativën më të mirë në krahasim me lënien djerrina të tokës, ose mbjelljen e tyre me lëndë narkotike, të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Por një kategori e shoqërisë shqiptare, duke u përballur me probleme të papunësisë dhe zhvillimit ekonomik, preferon rrugën e fitimit të shpejt, brenda natës, shpërndarjen e drogës nëpër tregjet botërore, të cilat u sjellin fitime astronomike, pa u ndalur te pasojat e këtij biznesi, që bartin vetë dhe shoqëria, në përgjithësi.

Shkruan: Sevdail Hyseni
………………….
(Shkrimin e gazetes beogradase “Blic”, per kanabisin mund ta gjeni te linku:
www.blic.rs/…/kanabistan-kako-je-jedna-balkanska-zemlja-postala-..)