Dardanët me mesazh për Xhakën dhe Shaqirin para ndeshjes – Telegrafi

0
34

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë përgatitur një baner me një mesazh drejtuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit para fillimit të ndeshjes.

Kosova po luan në kuadër të raundit të nëntë ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Gjakun e vendit tuaj se harruat kurrë, Kosova nuk iu harron dhe ka për çka me u mburrë”, ishte mesazhi që përcjellën “Dardanët” pak çaste para nisjes së takimit.

Në momentin e shplasojes së banerit ka duartrokitur i tërë stadiumi, teksa vlen të theksohet se në stadiumin “St.Jakob- Park” në Bazel ka një numër të madh të tifozëve të Kosovës./Telegrafi/