SHPËRNDAJE

“Anoeta”, kështu quhet stadiumi ku të dielën do të përballen Real Sociedad e Barcelona, në të cilin stadium kampionët e Spanjës nuk dinë për fitore që nga viti 2007.
Barcelonën e pret ndeshje të vështirë të dielën mbrëma ndaj Real Sociedad, të paktën kështu tregojnë statistikat. Kjo për faktin se Leo Messi me shokët e tij nuk kanë fituar në “Anoeta që nëntë vjet.

Fitorja e fundit e Barcelonës në “Anoeta” daton me pesë maj të vitit 2007, e cila kishte përfunduar me rezultat 0:2.

Që nga sezoni 2007/08, Barcelona nuk e ka marrë asnjë fitore të vetme në “Anoeta”. Në shtatë ndeshje sa janë zhvillua në stadiumin ku Barcelona do të përballet të dielën me Real Sociedadin, katalunasit kanë regjistruar dy barazime, teksa ka pësuar pesë humbje.

Këto statistika tregojnë se “Anoeta” është një stadium i vështirë për Barçën, të njëjtën gjë e tha edhe Luis Enrique në konferencën për media gjatë ditës së shtune.

Sipas tij, për faktin se ndeshja do të zhvillohet në “Anoeta”, bën që ai dhe djelmoshat e tij të mos mendojnë për asnjë minutë për sfidën ndaj Real Madridit.

Në “Anoeta” Barcelona u mposht 1:0 sezonin e kaluar. Katalunasit tani do të tentojnë që të dielen ta thyejnë këtë ecuri negative dhe t’i ofrohen në renditje Realit, që tani ka shtatë pikë më shumë se ekipi i Enriques.