SHPËRNDAJE

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës i ftuar në Report Tv u shpreh se Lugina tashmë ka përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa qeveria për herë të parë ka akorduar fond një fond prej 1,3 milionë eurosh, raporton presheva.com.

Kryetari i Luginës së Preshevës u shpreh se situata në vend është shpresëdhënëse ndërsa shtoi se në kuadër të një komunikimi sa më të frytshëm është duke mësuar edhe gjuhën serbe.

Arifi vlerësoi Unionin e kryetarëve dhe pasi ka vizituar kantieret e ndërtimit në Tiranë u shpreh se po bëhet një punë fantastike për një Tiranë Europiane.

Siç thotë Shqiprim Arifi, transmeton presheva.com, ai ka folur edhe për përjetimet që pati gjatë vizitave në Bunk’Art1 dhe Bunk’Art 2. Ai u shpreh se në muze mundi të përjetojë gjithçka ka dëgjuar e lexuar.

I pyetur nëse ka diçka konkrete në infrastukturë që mund të lidhë shtet shqiptare në të gjithë rajonin ai tha: “

Arifi u shpreh se Presheva ka një eksperiencë specifike në marrëdhëniet me Serbinë, tipar ky që e ka bërë vendin ekstremist kreativ për zgjidhjen e problemeve.

Sa i përket marrëdhënieve me qeverinë shqiptare dhe Kosovën , Arifi u shpreh se ka kontakte të vazhdueshme dhe se në të ardhmen problemet do të jenë më konkret në mënyrë që edhe zgjidhja të jetë e tillë.

“Jemi takuar në Beograd me Ramën ku kemi takuar edhe Vuçiç. Me Ramën si kryeministër kemi marrëdhënie të shkëlqyer dhe duam që në të ardhmen të bëhet diçka për Luginën e Preshevës. Ne duam të shohim çfarë është e mundur dhe ta themi e ta kërkojmë. Një gjë që edhe mua më dhemb është se gjërat zhvillohen ngadalë. Në aspektin kohor jemi në minus. Me Kosovën situata është më komplekse por kemi kontakte dhe po koordinohemi për të ardhmen. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të mundohemi të besojmë ata që kemi zgjedhur dhe të jemi kritik nëse ata bëjnë diçka gabim. Mendoj se ky shekull është i ëndrrës shqiptare”,