SHPËRNDAJE

Edhe pse Sllobodan Millosheviq ka qenë një diktatorë i madhë ndaj shqiptarëve përkundër asaj, populli shqiptarë nga ai ka përfituar. Nga represioni i tij, populli shqiptarë në Kosovë bëri unitetin ia ktheu pushkën dhe krijoi shtetin.

Mirpo duke u nisur nga qeveria Tadiq e teri tek kjo Vuçiq, tani janë duke u përdorur mënyra sistematike për vrasjen mendore dhe dëbim në heshtje të rinisë shqiptare të arsimuar nga Lugina e Preshevës. Në këtë plan strategjikë, projektuar nga organet shtetërore serbe po realizohet nga liderët apo partit politike shqiptare që veprojnë në Luginë.

Pse dhe si vie teri te migrimi i rinisë?!

Rina e arsimuar Preshevare mund të punsohet vetëm në arsim, shtëpi të shëndetit, administratën komunale dhe aty këtu në sektorin privat. Mirëpo, në këto institucione nuk bëhet punsimi sipas kualifikimit, ligjit dhe kushtetutës së Serbisë ashtu siq bëhet nga Vranja e teri në Suboticë, por, në Preshevë për tu punsuar duhesh të jesh i rrethit familjar, të kryetarëve, të partive ose një aktivist, rrogtarë i devotshëm i sëkeqes i partis, duke mos marr parasyshë diplomën fare.
Të gjithë drejtorët e shkollave në Preshevë janë “shqiptarëmdhenjë” dhe të emruar politikisht, ata nuk bëjnë punsimin sipas konkursit dhe ligjit, por ata në gjitha shkollat kanë punsuar kuadro të pakualifikuar familjarë apo rroktarë të partis, të cilët vetëm kanë qenë të regjistruar nëpër universitete dhe kanë dhënë nga dy provime, ku kan ngelur student të përjetshëm, por, me poste “profesorësh” pran shkollave shqipe në Preshevë.
Rinia e cila ka mbaruar studimet me ndershmëri në universitet publike po edhe kolegjet private, kur bëjnë ankesë pranë Ministrisë së Arsimit gjegjësisht administrates shkollore në Leskocë, pranë Inspektorit Rebuplikanë të arsimit, ata shumë here nuk marrin përgjigje, fare ose i përgjigjen se, ju, keni të mbaruar studimet me katër vite dhe nuk keni të drejtën për punsim, një gjë që nuk është e vërtetë ose i përgjigjen se nuk keni diplomë të nostrifikuar. Shpeshherë i përgjigjen: – drejtohuni inspektorit komunal, ndërsa po të njejtën përgjigje ua kthejnë, inspektorët komunal: – drejtohuni inspektorëve republikanë!!!

Dhe këshu vjen teri te një dëshprim i rinisë dhe merr valigjet, fëmijët dhe i drejtohet rrugëve të botës. Që nëkupton se me megrim, në shkolla bie numri i nxënësve dhe Presheva mbetet pa njerëz Profesional.

Misioni i sukseshëm!

Mirpo, për organe shtetërore serbe dhe partit politkie “shqiptare” nuk ka kurnjë farë pengese, se në rolin e profesorit punon dikush me kualifikim fillorë dhe të mesëm, pasi që misioni i tyre është që njerëzit profsional ti dëbojnë ndërsa brezat e ardhshëm ti shkatërrojnë.
Kurse, drejtorët politik, në ankesë të palëve profesionale iu përgjigjen, se Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë ka ndaluar shpalljen e konkurseve, gjë që nuk është e vërtetë, mirpo kjo gjë i shkon përshatit Qeverisë dhe Ministrisë së Serbisë bashkë me me këta “patriot” të Shypnis. Dhe tani në gjitha shkollat shqipe në Preshevë, rreth 27% është kuadër i pakualifikuar.
Në këtë mënyrë Serbia me liderë “shqiptarë” për 20 vitet e ardhëshme Preshevën do ta bëjë Medvegjë.
Dhe tmerri më i madhë është kur shehë këta drejtorë se si me lotë krodolli vajtojnë për tekste mësimore, për derisa ata nuk punsojnë njerëz që din ti përdorin po ato tekste.
E gjthë kjo na del te thënja e të madhit Faik Konica:
“Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve”!

Shkruan Kujtim Sadriu
/drejtues i OJQ Qendra për Hulumtim dhe Monitorim!/