SHPËRNDAJE

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, është gati për të luajtur.

Ai tregoi se Iniesta nuk do të luajë në Copa del Rey të mërkurën, për shkak të suspendimit, por është gati që të zbresë në fushë.

Kjo do të thotë se Iniesta ka gjasa të mëdha ta nisë titullar sfidën e së shtunës kundër Real Madridit.

“Iniesta është rikuperuar krejtësisht dhe është i gatshëm për lojë. Ai nuk luan nesër për shkak të suspendimit, por është gati për të luajtur”, deklaroi Enrique.