Portugalia dhe Spanja me fitore rutinore mbyllin kualifikimet e Euro 2024 – Telegrafi

0
61

Portugalia dhe Spanja që më parë e kishin siguruar pjesëmarrjen në EURO 2024, kanë vazhduar me fitore.

Portugezët i mbyllën kualifikimet me ecuri perfekte, duke marr dhjetë fitore nga dhjetë ndeshje, duke tubuar 30 pikë.

Fitorja e fundit erdhi ndaj Islandës ku portugezët fituan 2-0 me golat e Bruno Fernandes dhe Ricardo Horta.

Përveç Portugalisë, nga ky grup tutje ka kaluar edhe Sllovakia që ka 22 pikë.

Në anën tjetër, Spanja fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Robin Le Normand, Ferran Torres dhe një autogol i Lochoshvilit ishin golat e La Roya, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia shënoi për gjeorgjianët.

Spanjollët kanë 21 pikë si lider, ndërsa në vendin e dytë përfundoi Skocia. /Telegrafi/