I vunë flakën Kuvendit, Berisha: Skenë e shëmtuar! Kaluan brenda 5 minutave aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit

0
51

Ish-kryeministri Sali Berisha, një një deklaratë për shtyp menjëherë pas përfundimit të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se kalimi i buxhetit të shtetit, që është akti më themelor i vitit në 5-7 minuta është skena më e shëmtuar e këtyre viteve në parlament.

“Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar të këtyre viteve në parlament.

Kaluan brenda 5 minutave aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit. E kaluan në mënyrë antikuishtetuese, anti ligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave”– tha Berisha duke shtuar se “Beteja e opozitës vazhdon”.


Top Channel