Fortesa Home sjellë mbi 100,00m2 pllaka ne zbritje per Black Friday. – Telegrafi

0
34

Kompania prestigjioze Fortesa Home sjellë ofertën e saj vjetore për Black Friday vetëm se këtë vit ju do të keni mundësinë te zgjedhni nga sasia marramendëse prej 100,000 metra katror pllaka në zbritje.

Zbritja fillon nga 22 deri më 25 Nëntor, me një gamë të gjerë pllakash, me çmime që nisin nga 3,90€ për metër katror me një varietet të madh stilesh dhe modele që përshtaten me çdo shije dhe nevojë për ambiente të brendshme apo të jashtme. Gama e produkteve të zbritura përfshin gjithçka nga pllakat klasike deri tek ato moderne, duke përfshirë edhe dizajne ekskluzive dhe të veçanta.

Por oferta nuk ndalet vetëm tek pllakat. Fortesa Home gjithashtu ka përfshirë në këtë aksion promocional edhe produkte të ndryshme sanitarie dhe modele të lloj llojshme të laminatit të cilësisë së lartë.

Për klientët që kërkojnë të rinovojnë shtëpinë e tyre, të ndërtojnë një hapësirë të re, ose thjesht të shtojnë një prekje estetike në ambientet e tyre, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Çmimet konkuruese dhe larmia e produkteve e bën këtë ofertë tërheqëse për çdo buxhet dhe stil.

Fortesa Home është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, dhe ky aksion promocional është një shembull i qartë i përpjekjes së saj për të ofruar vlera të jashtëzakonshme për konsumatorët.

Për më shumë informacion rreth ofertës dhe për të parë gamën e plotë të produkteve, vizitoni dyqanet e tyre në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj. 

Mos humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të bërë ndryshime të mëdha në shtëpinë tuaj me çmime të pabesueshme!