Ankimimi i Berishës dhe Malltezit në Apel/ Detaje nga seanca, avokati i Jamarbërit: Ligji ose VKM nuk miratohet nga një person

0
59

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit vijon sot në gjykatën e Apelit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mësuar detaje nga seanca që po mbahet këtë të hënë.

Avokati i Malltezit, Klodian Skënderi: Si mund të bëhet korrupsion me ligj apo VKM. Edhe nëse e marrim të mirëqenë ligji ose VKM nuk miratohet nga një person. Jamarbri, edhe sikur të merret e mirëqenë pretendimi i prokurorisë, nuk është funksionar i lartë. Si mund të ketë akuzë korrupsion pasiv kur nuk është funksionar i lartë? Si mund të bëhet pastrimi në tokën tënde. Prona e pronarëve përfshin 26 mijë metër katror tokë.

Pasi mbaruan avokatët, burimet thonë që po flet Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi:A e ndërroi Berisha destinacionin?  Jo, e ka bërë pushteti vendor.  Ndërrimi i agjencisë nga komision në agjenci ka shtuar 2 hallka, duke e bërë më të vështirë, jo më të lehtë.

Më 14 nëntor avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Javën e kaluar, përmes avokatëve mbrojtës, ai kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv. Mbi Malltezin rëndon masa “arrest në burg”.


Top Channel