SHPËRNDAJE

“Ai është shpirti i Real Madridit”, tha Zidane për Ramosin pas ndeshjes.
Real Madridi ka mbajtur avantazhin prej gjashtë pikëve ndaj Barcelonës, pasi ka marrë tri pikë ndaj Deportivos, ku golin e fitores e shënoi kapiteni Sergio Ramos në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane, lavdëroi gjithë lojtarët, në veçanti kapitenin e skuadrës.

“Sergio Ramos është shpirti i Real Madridit”, tha fillimisht Zidane.

“Sergio Ramos gjithmonë beson se çdo gjë mund të arrihet në çdo kohë. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi”, shtoi ai.