Akrobaci në 152 metra lartësi! Sfida e jashtëzakonshme e Fiona Rushitit

0
35

Akrobatja Fiona Rushiti ka realizuar një shfaqje të rrallë, në sfidën e saj të radhës.

Akrobatja e lartësive të mëdha këtë herë ka sfiduar veten duke u varur në urën e Vashës, që është 152 metra e lartë dhe në këtë urë ka realizuar numra akrobacie.

Ura e Vashës është ura e re më e lartë e ndërtuar së fundmi dhe kjo urë u sfidua nga guximi i jashtëzakonshëm i akrobates së rrallë shqiptare këtë paradite.

Edhe me herët, Fiona Rushiti ka realizuar akrobaci në lartësi të mëdha duke zgjedhur urat më të larta në Shqipëri.


Top Channel