SHPËRNDAJE

Me rastin e ditëlindjes së mësuesit të njerëzisë Muhammed Mustafas s.a.v.s., Forumi Rinor Islamë për të pestën herë me radhë mbajti manifestimin tradicional kushtuar kësaj dite sot më datë 10.12.2016 e shtunë me fillim nga ora 12:30 në shtëpin e kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë.

E vogël ishte salla për ti zënë të gjithë pjesmarrësit në këtë tubim.

Ky tubim u hap me këndimin e Kur’anit nga prof. Zekirja Kurtishi, fjala përshëndetëse e kryetarit të Forumi Rinor Islam Presheve hfz. Llukman Ibrahimi, dhe të kryetarit të Bashkësisë Islame në Preshevë m. Fikret Limani , ilahi kënduar nga Nusret Kurtishi, Furkan Junuzi dhe Almin Z. Shaqiri.

I ftuar special në këtë tubim ishte ligjeruesi i mirënjohur Dr. Zekerija Bajrami ku mbajti ligjerat kushtuar ditëlindjes së Pejgamberit a.s.

Më pas u tha monulogu nga nxënësja e Medresesë së Preshevës Ramize Halimi me titull “Kuran i gjall që ec mbi tokë”.

Në pjesën e fundit të këtij programi iu shpërnda mirnjohje nxënësve më të mirë të shkolave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Po ashtu u dha çmimi për kontributin e dhënë për edukimin e rinis ku ky çmim iu dha Mr. Fatime Fazliut petagoge në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë dhe çmimi post mortum ku ky çmimë iu dedikua hoxhës nga Presheva hfz. Zihni Ahmedit, këtë çmim e mori i biri i të ndjerit m. Ibrahim Ahmedi.

Lusim Zotin e Madhëruar që të gjithë organizatorët dhe pjesmarrësit ti shpërblej Allahu me mirësit e Tij në këtë botë dhe në ahiret.