SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump dhe reperi i njohur Kanye West janë takuar sot në “Trump Tower” në Nju Jork.

West kishte shprehur mbështetjen për republikanin Trump edhe më herët gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump dhe West biseduan për organizimin e një koncerti më 20 janar 2017, dita kur Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën si President i SHBA.

Megjithatë, Trump u tha gazetarëve pas takimit se West “është njeri i mirë. Jemi shok prej disa vitesh”, dhe shtoi se të dy biseduan për “jetën”.

Ndërsa Kanye West nga ana tjetër preferoi të mos jepte sqarime.